Yuri Kim ‘zbarkon’ në zyrën e Lulzim Bashës

Aktualitet Politike

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim do të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në orën 16:00. Ky është takimi i parë pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i partisë. Kim do të shkojë në selinë blu për të zhvilluar takimin me Bashën në zyrën e këtij të fundit.

Vizita e fundit e ambasadores Kim në selinë e PD-së ishte me 30 korrik, prej nga i vuri ultimatum Bashës për largimin e Berishës nga partia. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pas presionit që SHBA ushtruan mbi kryetarin Lulzim Basha. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?