Vizita e parë zyrtare/ Lindita Nikolla shkon në Kosovë

Aktualitet

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka zhvilluar vizitën e saj të parë zyrtare jashtë vendit, pas marrjes së detyrës në seancën e datës 10 Shtator në Kuvend. Nikolla ka mbërritur sot për vizitë në Kosovë, ku do të ketë takime të nivelit të lartë, përfshirë homologun e saj Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Po ashtu Nikolla do të takohet dhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Pas takimeve Nikolla pritet që të ketë dhe një deklaratë të përbashkët për mediat me homologun e saj Konjufca.

Edhe kryeministri Rama iu është përgjigjur pozitivisht ftesës për takim, dhe nuk dihet nëse do të jetë mbledhje e përbashkët mes qeverive, apo një takim kokë më kokë mes kryeministrave.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?