Aktualitet

Mos i bëni demokratëve pyetje të shëmtuara, lërjani Ramës këto

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar pyetjet që qarkullojnë në sondazhe dhe emisione pas shpalljes “non grata” nga Amerika të ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe familjes së tij. Me anë të një postimi që Paloka ka bërë në rrjetin e tij social “Facebook”, Paloka shkruan se kjo pyetje nuk i duhet bërë demokratëve, ndërsa nuk nguron që ta cilësojë si “të shëmtuar”.

“Shoh që së fundmi është hedhur e qarkullon një pyetje nëpër rrjetet sociale , herë në formë sondazhi e herë si ftesë për debat : Me kë jeni, me Sali Berishën apo me SHBA? Mos ju bëni demokratëve pyetje të tilla se janë të shëmtuara…! Lërjani Ramës dhe lëtyrësave të tij këto diversione,”- shkruan Paloka.

POSTIMI I PLOTË:

Ndërkohë që pas vendimit të DASH për Berishës, lideri historik i Partisë Demokratike u përjashtua nga grupi parlamentar prej kryedemokratit Lulzim Basha. Pas marrjes së vendimit nga Basha, Paloka është parë në krah të Berishës, duke ndjekur të gjitha lëvizjet e ish-kryeministrit, si në Kuvend apo edhe aktivitetin “Foltore me demokratët”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?