Kryeministri Edi Rama u ka rikujtuar mëngjesin e sotëm, studentëve dhe pedagogëve se nëse duan të futen në auditore, duhet të jenë të vaksinuar. Kryeministri ka ndarë disa foto nga procesi i vaksinimit e përkrah shkruan se vaksinimi është garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik.
MESAZHI:
Mirmengjes dhe duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë.
Në Shqipëri vaksinimi i detyrueshëm është vendosur deri më tani për studentët, pedagogët dhe punonjësit e administratës.