Juve në krizë totale, bardhezinjtë prekin fundin

Sport

2 pikë në 4 ndeshje, vendi i 18-të në tabelën e klasifikimit, janë shifra që nuk i shkojnë përshtat një ekipi si Juventus. Nuk kishte ndodhur kurrë në 60 vitet e fundit që “Zonja e Vjetër” të mos fitonte qoftë dhe një ndeshje në katër sfidat e para të Serie A. Është e vështirë të gjesh një shpjegim logjik, por fakt është që Juve po përjeton një krizë të vërtetë. Nëse nuk do të ishte për atë fitore në Champions situata do të ishte edhe më e zymtë. Ndaj Milan gjithçka nisi në mënyrë perfekte, kaluan në avantazh që në minutën e 4-ët më Alvaro Morata ndërsa në pjesën e parë kishin mundësi edhe të dyfishonin rezultatit.

Situata ndryshojë totalisht në fraksionin e dytë me “djallin” që u zgjua fuqishëm duke imponuar lojën e tyre. Në minutën e 76-të ishte Ante Rebic që me kokë barazoi shifrat në 1-1. Falë pikës së marrë në transfertë, Milan kap Inter në krye me 10 pikë, me zikaltërit që kanë një golavarash të frikshëm 15 gola të shënuar katër të pësuar. Në sfidën e fundit ekipi i Inzaghi shpartalloi Bologna me rezultatin e thellë 6-1.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?