Memoria e njeriut doli të jetë më e fortë sesa menduan ekspertët

Kuriozitete

Shikuar në disa aspekte kujtesa e njeriut është e dobët. Megjithatë, në disa të tjera është jashtëzakonisht e fortë.

Të gjithve mund të ju ketë ndodhur të ndiheni të mjegulluar kur gaboni emrin e dikujt menjëherë pasi jeni njoftuar, të mos arrini të kujtoni se ku keni parkuar makinën tuaj apo të mos arrini t’i tregoni ndonjë miku të njëjtën histori dy herë. Kujtesa juaj rrallëherë është aq e besueshme sa do të donit.

Megjithatë, me raste edhe mund të ju befasojë. Kini parasysh rastet kur arrini t’i kujtoni historitë familjare që i keni dëgjuar kohë më parë, emrat e mësuesve tuaj të shkollës së mesme ose fakte të parëndësishme që “varrsen” në pjesët e thella të trurit tuaj. Pavarësisht gabimeve standarde, kujtesa juaj është e aftë të ruaj shumë më shumë sesa ju apo ekspertët prisni.

Përfundimet në lidhje me besueshmërinë e saj ndryshojnë çuditërisht shumë. Disa studime arrijnë në përfundimin se kujtesa është jashtëzakonisht e saktë, ndërsa të tjerat përfundojnë se ajo nuk është vetëm e gabuar, por krejtësisht e pabesueshme.

Ekspertët e kujtesë përpiqen të parashikojnë se sa të sakta janë kujtimet. Në një studim të fundit në Universitetin e Torontos, ekspertëve të tillë iu kërkua të parashikonin saktësinë e kujtimeve të ngjarjeve të ndodhura dy ditë më parë. Rezultatet e këtyre parashikimeve dolën se kujtimet e këtyre ngjarjeve ishin shumë të freskëta – më shumë se 90% të sakta (mesatarisht) – edhe pse ekspertët parashikuan se do të ishin vetëm 40% të sakta.
Pse kujtesa realisht është kaq misterioze?

Studimet që përfundojnë se kujtesa është e mirë, zakonisht testojnë kujtimet e ngjarjeve më të fundit dhe theksojnë saktësinë befasuese të detajeve të tyre. Në studimin e Universitetit të Torontos, studiuesit matën kujtimet e përvojave të verifikueshme duke u përqëndruar te ato në lidhje me turne audio të ‘zhvilluara’ në një spital. Dy ditë pasi morën pjesë në turne, pjesëmarrësve iu kërkua të kujtonin atë që kishte ndodhur.

Meqë, mesatarisht, ata kujtuan vetëm 15 ose 22% të ngjarjeve që kishin përjetuar, kujtimet që ata kujtuan ishin, afro 93 ose 94% të sakta. Këto rezultate janë gjerësisht në përputhje me ato të studimeve të ngjashme, duke përfshirë një në Institutin Kombëtar të Shëndetit Mendor, në të cilin njerëzveu kërkohej t’i mbanin mend ‘përmendësh’ një sërë fotografish dhe pastaj t’i vizatonin ato më vonë.

Të marra së bashku, këto studime sugjerojnë që megjithëse nuk arrihet të kujtohet një pjesë të madhe të asaj që përjetohet, ajo që mbahet mend është e saktë, të paktën për disa ditë. Kjo është e dobishme për të gjithë që ta dini.

Duke pasur parasysh këtë përfundim, atëherë ka kuptim që performanca e kujtesës të bjerë kur një eksperiment heton kujtesën e një nënbashkësie të rastësishme të të gjitha ngjarjeve që kanë ndodhur (në krahasim me nënbashkësinë që një individ kujton).

Në një studim me këtë lloj dizajni, studiuesit në Shkollën Mjekësore të Harvardit u përqëndruan në kujtimet e një shëtitjeje të bërë nëpër një qytet. Në eksperimentin e tyre, njerëz të ndryshëm ecën në të njëjtën rrugë, por në kohë të ndryshme. Dhe derisa ata e bënë këtë, studiuesit regjistruan përvojat e tyre me videokamera të vendosura në kapelet e tyre. Të nesërmen, studiuesit testuan kujtesën e secilit pjesëmarrës duke i pyetur ata për të gjykuar nëse videoklipe të ndryshme ishin nxjerrë nga gjërat që kishin përjetuar ose përvojat e të tjerëve.

Fakti që klipet që ata nuk përjetuan u regjistruan nga pjesëmarrës të ndryshëm që ecnin në të njëjtën rrugë në kohë të ndryshme e bëri detyrën veçanërisht sfiduese. Performanca mesatare e kujtesës në këtë detyrë ishte e ulët (56% e saktë) pra, vetëm pak më e lartë se sa të mendosh (50%). Këto rezultate sugjerojnë se kur na pyesin nëse kemi përjetuar një ngjarje të veçantë, ne priremi të ngatërrohemi nga gjërat që janë të ngjashme me ato që kanë ndodhur në të vërtetë.

Kjo është në përputhje me atë se kur policia sugjeron se po përpilon fytyrat për një formacion, rezultatet do të jenë më të sakta nëse fytyrat që një dëshmitar okular duhet të zgjedhë janë më të dallueshme.

Një numër faktorësh të tjerë gjithashtu mund të ndikojnë në performancën e kujtesës. Meqenëse njeriu priret t’i harrojë gjërat me kalimin e kohës, një performancë e tillë varet nga sa kohë ka kaluar nga ajo ngjarje.
Pas sulmeve terroriste më 11 shtator 2001, kujtimet e ngjarjeve të verifikueshme një javë më pas ishin mjaft të sakta (88% të sakta), por ranë modestisht gjatë vitit të parë (në 77% të sakta).

Një faktor tjetër i rëndësishëm është trajnimi. Në një studim, gjashtë javë stërvitje të kujtesës përmirësoi numrin e fjalëve që pjesëmarrësit mund të kujtonin nga një listë një ditë pas shikimit të tyre (nga 16.1 në 56.2 nga 72 fjalët e mundshme), dhe ato efekte stërvitore vazhduan për të paktën katër muaj, më i gjati – afati kohor i testuar.

Këto rezultate mund të ndihmojnë ekspertët të parashikojnë performancën e kujtesës në skenarë të botës reale. Megjithatë, shpesh vlerësimet e tyre janë larg shënjestrës. Kjo mospërputhje reflektohet në studimin e Universitetit të Torontos, në të cilin performanca e besueshme e kujtesës së pjesëmarrësve u nënvlerësua shumë nga paneli i ekspertëve të kujtesës.

Dyshohet se pesimizmi i ekspertëve erdhi nga theksimi i hulumtimit të tyre se si funksionon kujtesa (në krahasim me sa mirë e bën këtë). Hulumtimi u përqëndrua në atë se si ka një tendencë të natyrshme për t’u përqëndruar në të metat e një sistemi sepse disa nga njohuritë më të dobishme se si funksionon një sistem reflektohen në mënyrat specifike që ai dështon.

Studimi i Universitetit të Torontos është një përkujtim se është e rëndësishme që hulumtuesit e kujtesës të bëjë një hap tjetër drejt të kuptuarit të kujtesës njeriut sesa të parashikojnë saktësinë dhe fuqinë e saj./ Shkruar nga: Nicole C. Rust – SCIENTIFIC AMERICAN, Përkthyer nga GazetaExpress/

buy office 365 pro

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?