Ish-i dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes së Washingtonit tha se qytetarët e Ballkanit meritojnë një president amerikan që u kushton vëmendje atyre.
Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale ai u shpreh se presidenti aktual i SHBA-ve, Joe Biden nuk shfaq asnjë lloj interesi ndaj rajonit të Ballkanit aq më tepër Kosovës.
‘Kur Presidenti Trump ishte në detyrë, ai bëri përpjekje të mëdha në riparimin e marrëdhënieve midis vendeve ku bashkëpunimi më parë dukej i pamundur. Marrëveshja ekonomike e Kosovës dhe Serbisë ishte novatore. Këshilltari i Lartë i ACLJ për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme Ric Grenell, i cili shërbeu si i dërguar presidencial në të dy vendet, e pa këtë marrëveshje të paparë të ndodhte në dorën e parë. Fatkeqësisht, Administrata e Biden ka neglizhuar të ndërtojë mbi kornizën që krijoi Presidenti Trump.‘- tha ai në videomesazh.