Deputetja e PS nuk ndihet mirë në seancë plenare, ambulanca mbërrin në Kuvend

Politike

Një deputete nuk është ndjerë mirë në sallën e Kuvendit, në nisje të fazës së dytë të seancës plenare.

“BalkanWeb” mëson se nuk është ndjerë mirë deputetja e PS në Lushnjë, Tatiana Piro, e cila ka shfaqur probleme me tensionin.

Në ambientet e Kuvendit ka mbërritur menjëherë ambulanca, e cila i ka ofruar deputetes shërbimin mjekësor.

BalkanWeb ka siguruar pamjet kur një mjek i urgjencës hyn me vrap në ambientet e Kuvendit, për t’i ofruar ndihmë mjekësore ligjvënëses.

(BalkanWeb)

facebook likes kaufen

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?