Mjeku shqiptar në Spanjë shpjegon testin e ri ndaj imunitetit

Aktualitet

Mjeku shqiptar, Kita Sallabanda Diaz, në një lidhje me Skype për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, foli për testin e ri që ka zhvilluar Spanja për të kuptuar mbrojtjen qelizore ndaj Covid-19. Siç theksoi ai, rezultati del brenda dy orësh dhe kryhet për të parë nëse duhet të bëjmë një dozë të tretë vaksinimi apo për të parë mbrojtjen qelizore.

“Në Spanjë kemi filluar një metodë të avancuar për të treguar mbrojtjen celulare. Ky është një test i konfirmimit të celulave mbrojtëse. Injektojmë një medikament në lëkurë dhe sipas reaksionit, në nivele të ndryshme të përgjigjes që kemi në lëkurë, vërtetojmë mbrojtjen në nivel qelizor. Ky test i shpejtë bën një hap të rëndësishëm përpara për të parë si e keni mbrojtjen qelizore.

Bëhet për ata që kanë kaluar Covid dhe ata që kanë bërë vaksinat. Për të vendosur nëse duhet apo të bëjnë dozën e tretë duhet të dimë nivelin e mbrojtjes. Nëse është i mjaftueshëm nuk ka nevojë për vaksinën e tretë.  Bëjnë testin qelizor dhe me këtë vërtetojmë si e kemi mbrojtjen qelizore ndaj proteinës që na shkakton dëmtime të Covid-19. Kjo na tregon të marrin vendime nëse duhet ta bëjmë vaksinën e tretë, apo çfarë niveli është mbrojtja.”, u shpreh mjeku.

Image

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?