Përfundon mbledhje e kryedemokratit Basha me krerët e degëve të PD-së.
Në mbledhje nuk dihet akoma se çfarë vendimi është marrë lidhur me Sali Berishën për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD-së.
Mendohet se kryedemokrati u ka shpjeguar arsyet se përse mori vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar.
Mbledhja e nisur në orën 11:00 ka zgjatur 1 orë e 45 minuta.
Në përfundim të kësaj mbledhje deputeti dhe njëkohësisht edhe drejtues i PD në Durrës, Ferdinat Xhaferaj në një prononcim të shkurtër për mediat mbështeti vendimin e liderit demokrat duke thëne se janë shmangur kostot afatgjate të PD dhe Shqipërisë.
“Është vendimi më i vështirë i kësaj parti. Cfarëdo lloj vendimi do të kishte kostot e veta. Vendimi u mor në limite kohore. Është një nga vendimet që merr parasysh eliminimin e kostove afatgjata të Partisë Demokratike që do të thotë vazhdimi për një kohë të gjatë të kësaj qeverisjeje”- tha Xhaferaj