Ku po shkon ekonomia jonë nga rilindja 2013.

Analize
FLAMUR HOXHA
Prej shumë vitesh jam perpjekur te ngre shqetesimet e qytetarëve, të bizneseve dhe të bashkëpunoj me kolegë sipërmarrës për nje klime të shëndetshme biznesi e sipërmarrje, i bindur se sipërmarrja shqiptare është miniera e vetme që do të sjellë pune, punësime, mirëqenie e siguri për qytetarin e konsumatorin shqiptar.
Po hyjmë në mandatin e tretë të rilindjes socialiste, të qeverisë Rama 3 me maskaradë zgjedhore dhe ekonomia kombëtare, përtej retushimit të fortë propagandistik nga qeveria e mediat e saj, është në rënie të lirë ku qeveria nuk ka fuqi ta frenojë dështimin e kaosin.
Nga të gjitha raportet ndërkombëtare dhe të të gjithë dhomave të përfaqësimit te bizneseve në Shqipëri kemi rënie te treguesit më te rëndësishëm, atë të Klimes së Bisnesit.
Klima e përkeqësuar e biznesit në Shqipëri, ndonëse e llustruar me propagandë qeveritare, përbën shqetësim për gjithë konsumatorët e vendit dhe aktorët e biznesit pa lidhje me qeverinë.
Nga raporti i fundit i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri besimi i biznesit ka renie me indeksin 37.66 , nivelin më te ulet që nga 2012 dhe treguesi I Klimës së Bisnesit ra me 1.57 pikë në krahasim me vitin 2019, ku më shumë se 71% e antarëve te saj e perceptuar klimën e biznesit në Shqipëri të pafavorshme. Performanca e ekonomisë shqiptare në rënie me gjithe gjeneruesit kryesore të ekonomisë si punësimi, investimet, eksportet e shërbimet.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

Shqipëria e Edi Rames qe merakoset per rajonin, per Open Ballkanin e per interesat e Serbise, Maqedonise se Veriut e jo per vendin e vet, prej vitesh eshte nje vend larg te qenit konkurues në rajon, mbetet vendi i shkatërrimit të sipërmarrjes se lirë e të ndershme, vend i taksave dhe tarifave më te larta, vend i politikave te favorshme për koncesionet dhe PPP pa garë të sipërmarrjes se rilindjes, vendi i korrupsionit, skamjes e emigrimit, vendi i fiskalizimit të ushqimeve jetesore me lista të familjeve në nevojë.
Edi Rama nuk sillet si kryeminister i vendit por si kryeminister i jashtem duke bërë shfaqje me fatkeqësinë e refugjatëve afgane, interesohet e vuan nëse i bie ne sy zyrtareve amerikane ne keto kohë dhe nuk ka fuqi as deshire as nuk e ndjen detyre parësore që të perballet me padrejtësite, me shqiptaret akoma në çadra prej tërmetit, me cmimet e larta te mbijetesës, energjisë, ujit, karburantit, taksave, pensionet e pagat e ulta e deri te cmimi i shtrenjtë i bukës së përditshme.
Ne situatat qe po kalon ekonomia e vendit dhe i bindur se ekonomia eshte lokomotiva e zhvillimit, ftoj të gjithe qytetaret te sensibilizohen në këtë situatë dramatike për vendin, ftoj demokratet te jene te vemendshem me keto zhvillime negative, ftoj të gjithe kritiket e opozites brenda e jashte saj, të behemi bashke kundër qeverise dhe te rrisim presionin per ndryshimin e domosdoshëm për shqiptarët.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?