David Lega: “Bandat shqiptare aktive në tregtinë e kokainës”

Politike

Reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, David Lega, ka thënë se disa vende të Ballkanit, mes tyre dhe Shqipëria, janë të përshirë në tregtinë ndërkombëtare të kokainës.

Në një postim në Twitter ai shkruan se grupe të Ballkanit, operojnë në vende si Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika, vende në të cilat, bandat shqiptare sipas tij kanë luajtur një rol aktiv.

Më tej Lega thotë se Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar.

“Disa burime vërtetojnë rolin e zgjeruar e grupeve të Ballkanit në tregtinë ndërkombëtare të kokainës dhe autoriteteve nga Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika dhe grupet e identifikuara shqiptare qenë veçanërisht aktive. #Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?