Aktualitet

50 mijë lekë për “Pfizerin”, Erion Braçe “i neveritur” për drejtorin në Kavajë

 Erion Braçe shkruan “i neveritur” për rastin e denoncuar dje në media, ku shfaqej me zë dhe figurë drejtori i qendrës shëndetësore “Luz i Vogël” në Kavajë, duke shitur për 50 mijë lekë të vjetra vaksinën Pfizer.

 Gazetarët e emisionit Fiks Fare kanë denoncuar këtë skandal me zë e figurë , teksa kanë biseduar jo vetëm me drejtorin e kësaj qendre, por edhe me infermieret që punonin aty. Njëra prej tyre ishte bashkëshortja e drejtorit e ngarkuar me detyrën e përgjegjëses së procesit të vaksinimit.

241633602 354440346417897 3382089997862187615 n

“Neveri! Nuk i di rrethanat dhe se si ka ndodhur ne te vertete ne kete rast; Por shitja e mundesise  per tu vaksinuar eshte e neveritshme! Pamjet e bejne edhe me shume te tille-nje mjek me cigare ne dore e ne goje, kurre me bluzen e bardhe ne ecejaken e tij nga qendra shendetesore ne kafene e anasjelltas”, shkruan ndër të tjera Erion Braçe.

Shënimi i plotë i Erion Braçes:

NEVERI!

Nuk i di rrethanat dhe se si ka ndodhur ne te vertete ne kete rast;

POR SHITJA E MUNDESISE

PER TU VAKSINUAR ESHTE E NEVERITSHME!

Pamjet e bejne edhe me shume te tille-nje mjek me cigare ne dore e ne goje, kurre me bluzen e bardhe ne ecejaken e tij nga qendra shendetesore ne kafene e anasjelltas.

KJO HISTORI DUHET TE MARRE FUND MENJEHERE!

Nderkohe asnje i tille,

nuk mund te njollosee rrezoj perdhe punen e jashtezakonshme te shumices derrmuese te mjekeve e infermiereve, sanitareve te qendrave shendetesore;

JANE ATA QE NE ME SHUME SE NJE VIT E GJYSEM JANE HERONJTE E VERTETE TE NJE BETEJE TE RREZIKSHME EDHE PER JETET E TYRE!

VO: eshte bere banale por ja vlen ta them: bravo i qofte kujtdo qe denoncon, nga qytetari deri tek gazetari i #FiksFare

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?