Grekët të mahnitur nga pritja në Kosovë, i shkruajnë Federatës: Ju falenderojmë

Sport

Federata e Futbollit të Greqisë nëpërmjet një shkrese drejtuar presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka falënderuar edhe një herë për mikpritjen që FFK i bëri ekipit të Greqisë në Kosovë.

“Ne duam t’ju falënderojmë edhe një herë për mikpritjen tuaj dashamirëse dhe bujare gjatë qëndrimit të Kombëtares sonë në Kosovë”.

“Shpresojmë se do të jemi në gjendje të japim të njëjtën mirësjellje për vendet tona dhe ne dëshirojmë të rikonfirmojmë se Federata e Futbollit e Greqisë është gjithmonë në dispozicionin tuaj për çdo bashkëpunim midis Federatave tona, për zhvillimin e lojës sonë të dashur”, thuhet në shkresën e federatës greke, raportojnë mediat në Kosovë.

Mbrëmë Kosova barazoi me Greqinë (1-1) në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Kjo ishte përballja e tretë e Kosovës me helenët që nga anëtarësimi në UEFA e FIFA. Më parë Dardanët janë ballafaquar me grekët edhe në kuadër të Ligës së Kombeve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?