PS mbledh të enjten Asamblenë Kombëtare

Politike

Zbardhen detaje nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Në shkresën e siguruar nga “BalkanWeb”, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkon mbledhjen e Asamblesë, e cila do të mbahet më 2 shtator.

Në axhendë përcaktohet i gjithë rendi i ditës.

Mes të tjerash, një vend me rëndësi në këtë Asamble do të ketë edhe fjala e kryeministrit Edi Rama, njëherësh kreu i socialistëve. Po ashtu mësohet se në Asamble do të zgjidhet Kryesia e re, drejtuesit politikë të qarqeve dhe sekretariati ekzekutiv i partisë.

  • foto galeri

NJOFTIMI
PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË
ASAMBLEJA KOMBËTARE

 

 

NJOFTIM
Nr.1, datë, 30.08.2021
Për thirrjen e Mbledhjes së Asamblesë Kombëtare
të Partisë Socialiste

Mbështetur në Statutin e Partisë dhe në Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Neni 4, Sekretari i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare me këtë rend dite:

I.Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës.

II.Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA.

III.Zgjedhja e Kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.

KRYETARI I ASAMBLESË KOMBËTARE
Taulant Balla

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?