Manastiliru: Shtatori do të jetë muaj i hapur i vaksinimit masiv për qytetarët mbi 18 vjeç

Aktualitet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se muaji shtator do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç që duan të vaksinohen. Kjo masë është marrë në kuadër të shtimit të rasteve me Covid në vend. Përmes një video mesazhi të transmetuar në ‘Facebook’, Manatirliu thotë se kjo masë është bërë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

FJALA E MANASTIRLIUT:

Lufta me COVID nuk ka përfunduar. Prej muajsh kemi në duar armën jetëshpëtuese, vaksinë. Të dhënat epidemiologhjike të dy javëve të fundit tregojnë se rastet e infektimeve janë 5 herë më të lart ase dy javë më parë. Rritja vjen si pasojë e Delta. Në Spitalin Infektiv, ndodhe t shtruar 84 pacientë, ka prej tyre që janë në gjendje më të rëndë dhe janë në terapi intensive. E përbashkëta e këtyre pacienteve që po vuajnë pasoja më të rënda, është se ata nuk janë vaksinuar. Virusi do vijojë të qarkullojë, pyetja është a duam ta mbrojmë ne jetën duke marrë vaksinën apo do t’ja lëmë fatit. Kjo pandemi na dha mesazhin se këtë luftë e ftojmë vetëm sëbashku. Përpara kemi vjeshtë-dimrin dhe me gjasë do kemi përballjen me një valë të COVID. Ne kemi një plan masash, jemi përgatitur të shtojmë stafet në testim, vaksinim e për kujdesin ndaj pacientëve. Shtatori do të jetë muaj vendimtar për të rritu mbulesën vaksinal edhe kemi vendosur që të jetë muaj i hapur për vaksinimin masiv të personave mbi 18-vjeç.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?