Atentati në Lushnje/ Reagon PD: Pasojë e sigurisë që gëzon krimi

Aktualitet

Partia Demokratike me anë të deputetit të zgjedhur Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me atentatin mafioz që tronditi Lushnjën mbrëmjen e djeshme.

Alibeaj shkruan se atentati është pasojë e sigurisë që ka krimi përballë një shteti të gjunjëzuar dhe i modelit të aleancës me krimin të instaluar nga regjimi Rama-Doshi.

Reagimi i Enkelejd Alibeajt:

Ngjarja kriminale e Lushnjës risolli edhe njëherë para syve të shqiptarëve hendekun mes realitetit të hidhur në të cilin jeta e qytetarëve vihet çdo ditë në rrezik dhe propagandës së gënjeshtrave që ushen dhe ushqehet nga Rama, ku parësore është tallavaja dhe hilet e një komunikimi të rremë që prodhon vetëm fjalë boshe

Gjendja e ankthit dhe pasigurisë që mbizotëron sot në Lushnje dhe kudo, është pasojë e sigurisë që gëzon krimi përballë një shteti të gjunjëzuar, dhe i modelit të instaluar nga regjimi Rama-Doshi, ai i aleancës me krimin. Rënia e rendit dhe sigurisë, humbja dhe shkatërrimi i jetëve, janë produkt i amoralitetit që ndëtoi këtë model për përfitime elektorale, duke bërë policinë të paaftë për t’u përballur me krimin dhe qytetet të pasigurta për familjet shqiptare.

Këto dy Shqipëri, ajo e karikatorëve që zbrazen duke vrarë e lënduar dhe ajo imagjinare e rrjeteve sociale të Edi Ramës, që i përdor si kamuflim për krimin dhe korrupsionin si instrumente politike të regjimit, janë të papajtueshme me njëra-tjetrën.

Që Shqipëria reale të jetë e çliruar nga frika dhe nga makthi i një pushteti të bërë njësh me krimin, duhet ndëshkuar modeli i ndërtuar nga regjimi Rama-Doshi, duhet ndarë përfundimisht politika nga krimi. Kjo është e vetmja mënyrë për të pasur rend dhe siguri, e vemja mënyrë që qytetarët të jetojnë të sigurt në qytetet dhe fshatrat e tyre.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?