Vokshi: 2 javë mësim plotësues nuk mbulojnë dot dështimin e qeverisë

Politike

Pas njoftimit nga Ministrja e Arsimit se, shkolla shtyhet me dy jave te tjera, ka reaguar dhe deputetja e PD, Albana Vokshi.

Postimi i plote:

🔴2 javë mësim plotësues nuk mbulojnë dot dështimin e qeverisë me mësimin online gjatë dhe pas karantinës.

2 javë shtyrje e shkollës nuk mbulon dot të vërtetën se qeveria nuk financoi asnjë qindarkë shtesë për mësim cilësor online. Mijëra fëmijë nga familje të pamundura nuk iu dha mundësia për të ndjekur pa ndalesa mësimin online.

🔴

2 javë shtyrje e mësimit tani, me shumë gjasë, nuk ka lidhje fare me mësimin plotësues, përderisa ai nuk është me detyrim. Një dështim i ri i qeverisë apo një llogari politike do të paguhet sërish nga nxënësit, mësuesit dhe prindrit.

Fëmijët kanë nevojë të shkojnë në shkollë në kohën e duhur. Qeveria nuk mund të fshihet pas justifikimit me zgjatjen e mësimit plotësues. Fëmijët tanë nuk kanë pse bëhen mish për top per shkak të llogarive politike apo te dështimeve të Edi Ramës për të siguruar arsimim normal.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?