Situata në Afganistan, Erdogan dhe Mitsotakis do të zhvillojnë bisedë telefonike

Bota

Ditën e sotme në orën 19:30 dy udhëheqësit e Greqisë dhe Turqisë Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Tajip Erdogan, do të zhvillojnë një bisedë telefonike në lidhje me zhvillimet në Afganistan me rimarrjen e pushtetit nga talebanët.

Protothema raporton se Athina konsideron se kontakti me Turqinë është i domosdoshëm pasi të dyja vendet mund të preken nga flukset e refugjatëve prandaj të dyja vendet mund të përballen me të njejtin problem. Sipas burimeve qeveritare Greqia do të vazhdojë me të njëjtat parime përsa i përket ardhjen e afganëve dhe e refuzin ardhjen e tyre.

Tashmë në Evropë është dhënë një “alarm” pas pushtimit të Kabulit nga talebanët pasi shqetësimi për një krizë të re, të rëndë emigracioni-refugjatësh u mor si i mirëqenë me mundësinë që një përsëritje e flukseve të migrimit masiv të vitit 2015 të ishte para portave. Tashmë, në kryeqytetet kryesore evropiane, debati ka filluar mbi mënyrat në të cilat vala e re e emigrimit mund të zbutet  apo edhe të ndalet, ndërsa Turqia ka nisur ndërtimin e murit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?