Rama apel qytetarëve për t’u vaksinuar

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama kërkon nga qytetarët që të vaksinohen. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë fton qytetarët të shfrytëzojnë deri në fund muajin hapur të vaksinimit. Rama shprehet se varianti i ri i Covid po shqetëson të gjitha vendet dhe mënyra për t’u mbrojtur është vaksinimi.

POSTIMI:

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për çdo qytetar për të shfrytëzuar deri në fund MUAJIN E HAPUR TË VAKSINIMIT, edhe sepse situata e epidemisë në vend me variantin e ri të koronavirusit, i cili po shqetëson seriozisht të gjitha vendet, kërkon prej të gjithëve një akt moral e qytetar për mbrojtjen e shëndetit, po edhe të të tjerëve, ju uroj një ditë të mbarë*** vaksinimi ndaj #Covid19 bëhet në qendrat shëndetësore.

(a.b)/dosja.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?