Pas djegies, Qeveria nxiton me shpronësimin e “Sarajeve”

Aktualitet

Qeveria ka botuar zyrtarisht kërkesën e Bashkisë Tiranë për shpronësimin e pronarëve të godinës historike të njohur si “Sarajet e Toptanëve”. Në Fletoren Zyrtare, Agjencia Shtetërore për Shpronësimet ka shpallur kërkesën e bashkisë dhe kërkon të vëjë në dijeni pronarët për vlerësimin dhe për shumën e parave që do të përfitojnë. Vlera e shpronësimit për pronarët e “Sarajeve”, është gati 1.8 miliardë lekë. Godina preket tashmë nga projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i ‘Banesa e Toptanasve’, Muzeu Etnografik i Tiranës”.

SHPALLJA NË FLETOREN ZYRTARE:

Fletorja Zyrtare Viti 2021–Numri 130Faqe|13436 KËRKESËNr.33/5, datë 19.8.2021PËR SHPRONËSIM PUBLIK Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim, për -djegies-qeveria-nxiton-me-shpronesimin-e-sarajeveinteres publik,të pasurive të paluajtshme, pronë private, që prekennga projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i ‘Banesa e Toptanasve’, Muzeu Etnografik i Tiranës”. Subjekti kërkues i këtij projekti ështëBashkia Tiranë.

Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen,sipas vlerësimitparaprak të llogaritur, bazuar në VKM-nënr. 89, datë 3.2.2016,“Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “truall”, si dhe bazuar në VKM-në nr. 138, datë 23.2.2000 “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive pronë private, që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të tëdrejtave të personave të tretë, për interes publik”, për pasuritë e llojit “ndërtesë banimi”, konfirmuar me çmim mesatar shitblerjesh nga ASHK-ja, Drejtoria Vendore,Tirana Veri, me shkresën nr. 2482/5 prot.., datë 17.8.2021, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur .

Vlera totale paraprake e shpronësimit është178 694 456 (njëqind e shtatëdhjetë e tetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) leke.

-djegies-qeveria-nxiton-me-shpronesimin-e-sarajeve(F.g/dosja.al)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?