Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në lidhje me ardhjen e afganëve, ku sipas tij, ‘Besa’ e shqiptarëve nuk ka nevojë për sekser Ramën.
‘Shqiptarët i dhanë besën dhe ndihmuan qindra mijra vëllezër nga Kosova vite më parë dhe prandaj nuk kanë nevojë për sekserin Edi Rama’, shkruan Vasili në Facebook.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Besa shqiptareve nuk ka nevoje per sekser Ramen!!
Shperdorimi vulgar i beses se shqiptareve eshte bere pandemik.
Po po besa e shqiptareve eshte dhene gjithmone duke u pare ne sy e duke shtrenguar doren.
Ndersa per ardhjen e afganeve shqiptaret nuk i pyeti askush, nuk i sqaroi askush dhe nuk beri transparence askush.
Shqiptaret u gdhine dhe degjuan mediat vizive elektronike e te shkruara qe trasmetonin muhabetet e Rames me afgane, me mallkime dhe me histerine e zakonshme te nje kryeministri patoligjik, qe ka frike nga populli i tij.
Shqiptaret u gdhine me rrembimin e beses se tyre nga kryeministri, qe vepron ne menyre okulte dhe pas shpines se tyre.
Pse trembet kryeministri qe te jete trasparent me popullin dhe te kerkoje besen e popullit.
Kryeministri nuk eshte as pronar i popullit dhe as i qeverise eshte thjesht administratori i radhes.
Besa jepet sy ne sy dhe nuk i jepet borxh askujt.
Shqiptaret i dhane besen dhe ndihmuan qindra mijra vellezer nga Kosova vite me pare dhe prandaj nuk kane nevoje per sekserin Edi Rama.
Turp qe shqiptaret e beses u prene ne bese.