Tifozat Kuq e Zi: Me trupat tona do ta ndalojmë paraqitjen e Bregoviqit në Korçë

Aktualitet

Për pjesëmarrjen e këngëtarit serb, Goran Bregoviq në festivalin e birrës në Korçë, kanë reaguar edhe Tifozat Kuq e Zi.
Ata i kanë bërë thirrje Bashkisë së Korçës që të tërhiqet nga ky vendim, në të kundërtën do ta ndalojnë atë më “trupat e tyre”.
Reagimi i plotë:
Tifozat Kuq e Zi, përmes kësaj thirrje, ftojnë Bashkinë e Korçës të tërhiqet nga agjenda e planifikuar për festivalin e birrës. Ne deri sot kemi marrë shumë kërkesa nga anëtarët tona nga gjitha trevat që të ndalojmë me trupat tanë paraqitjen e këngëtarit serb që motivonte paramilitarët serb me këngët e tij për të bërë masakra mbi popullatën civile në shumë qytete të Kosovës.
Shiko postimin e plote;








Afro 2000 varreza janë të hapura pa varre në Kosovë sepse kriminelet i zhduken edhe trupat. Mbi 12.000 viktima lufte. Serbia asnjëherë nuk kërkoi falje. Pyesim Bashkinë e Korçës a ka mundur ndonjë artist shqiptar të performoj në ndonjë festival në Serbi? Përgjigja e vetme është JO.
Për më tepër radiot në Serbi ndalojnë transmetimin e këngëve të Dua Lipës e Rita Ores vetëm se ato janë shqiptare. Prandaj para këtij racizmi shtetëror që i’u bëhet shqiptarëve nuk do ti mbyllim sytë. Në mënyrë që festivali të mbahet dhe të mos përfundoj ashtu si nuk duhet, ne edhe njëherë po e përserisim: TËRHIQENI Bregoviçin nga festivali i Korçës.

Kjo është thirrja e fundit!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?