Helikopteri në remont/ Niko Peleshi: Më vjen shumë zor te dal në TV

Aktualitet

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka folur lidhur me përballimin e situatës me flakët në vend. Në një intervistë për Report Tv, ai u shpreh se helikopterët ishin dërguar për remont pasi sapo kishin mbushur edhe orët e punës. Ndërsa shtoi se ndjehej në faj që dilte ai para kamerave kur në fakt heronjtë e tjerë ishin ushtarët e Forcave të Armatosura. 

“Mos u çudisni me helikopterin në remont, sepse kur plotëson orët e punës do të dërgohet për remont. Ju ju duket si një gjë e jashtëzakonshme. Kemi helikopterë të tjerë po nuk janë të përshtatshëm për këtë punë. Do të doja më shumë se ju që të kishin 100-200 helikopterë. Me vjen zor që marr unë kaq shumë hapësirë publike dhe jo këta heronj që po përballen me zjarrin. *Asnjë fjalë për KLSH-në,”-tha Niko Peleshi./ dosja.al/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?