Meta pret Grenell: Po promovon investimet amerikane

Aktualitet

Presidenti Ilir Meta postoi disa detaje nga takimi i tij me ambasadorin Richard Grenell, ish- i dërguar i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri.

Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur,” shkruan Meta.

Grenell ishte këtë fundjavë në Tiranë, ku është takuar edhe më kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Lajmi bëhet me dije nga Grenell përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”. Ndër të tjera ish-i dërguari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi thotë se ka konsumuar një drekë me Edi Ramën

“Tregime ngjarjesh gjatë një dreke këtë të diel me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë”, ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Instagram.