Sot dita më përvëluese e vitit! Temperaturat kapin ekstremin

Aktualitet

Sot dita më përvëluese e vitit! Temperaturat kapin ekstremin

Sot në Shqipëri do të shënohet dita më e nxehtë e vitit! Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për sot, që edhe këtë ditë pritet të jetë përvëlues. Sipas IGJEUM, temperaturat në bregdet pritet që të variojnë: 24 / 37 °C; në vendet e ulëta: 22 / 41 °C; ndërsa në vendet malore: 18 / 36 °C.

Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare. Pikërisht për shkak të temperaturave të larta, rritet edhe rreziku për zjarre. Më të rrezikuarat janë: Shkodra, Kukësi, Lezha, Dibra, Durrësi dhe Korça.