Lulzim Basha ka reaguar ashpër në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gjirokastër, ku burri i vuri flakën gruas.
Basha shkruan se dhuna ndaj grave është një plagë e madhe që kërkon një kurë të shpejtë.
Reagimi i Lulzim Bashës për ngjarjen në Gjirokastër:
Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse.
Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë, sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike.
PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet.