Zbulohet mashtrimi i mediave të Edi Ramës

Aktualitet

– Ish-sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Mjedisit, Mimoza Vokshi ka hedhur poshtë lajmin e Pamfleti që ka bërë të gjithë rrjetin të ‘ziejë’ me punësimin e këngëtares Eli Fara në këtë institucion shtetëror.

Në një prononcim për Dosja.al, Vokshi shprehet se nga muaji dhjetor i vitit 2011 deri në muajin shtator të vitit 2013, periudhë gjatë të cvilës ajo ka qenë e punësuar në këtë ministri, nuk ka dijeni të jetë paguar asnjë qindarkë për Eli Farën. Sipas ish-zyrtares, këngëtarja nuk ka mbajtur asnjë post në këtë ministri, siç dhe u raportua më herët nga mediat e tjera.

“Unë kam qenë Sekretare e Përgjithshem e Ministrisë së Mjedisit nga muaji dhjetor i vitit 2011 deri në shtator të vitit 2013. Referuar lajmit në fjalë, gjatë periudhës kur unë punoja në Ministrinë e Mjedisit nuk ka qenë e punësuar ky person dhe nuk di të jetë paguar asnjë qindarkë për personin ne fjalë. Pra nuk ka punuar në Ministri dhe nuk është paguar asnjë qindarkë për zj. Fara,”- tha në prononcimin e saj, Mimoza Vokshi.

 

Edhe Adriatik Mema, ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes (aktualisht kryetar i Bashkisë Skrapar), ka thënë të njëjtën gjë. Në një prononcim për Dosja.al, Mema mohon që këngëtarja Eli Fara të ketë qenë e punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të ketë marrë para nga ky institucion, gjatë kohës që ai ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm.

“Përshëndetje. Në cilësinë e ish-Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, për sa ju me pyesni, ju deklaroj se: në strukturën e Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka ekzistuar Drejtori Inovacioni. Po ashtu, personi për të cilin ju më pyesni, nuk ka punuar asnjë ditë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe për pasojë nuk ka perfituar asnjë qindarkë nga kjo Ministri. Faleminderit,”- tha Mema.

Ditët e fundit, media të ndryshme në vend, mes tyre dhe Pamfleti, kanë publikuar artikuj, përmes të cilëve pretendojnë se këngëtarja shqiptare Eli Fara ka marrë 8 vite pagë si “drejtoreshë” në 2 ministri, duke përfituar 65 udhëtime pune me asokohe ministrin Fatmir Mediun. Sipas portaleve në fjalë, Mediu dhe vartësja Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 herë të tjera në vendet e Bashkimit Europian, si ‘udhëtime pune.