Halsey është zyrtarisht një mami!
Këngëtarja e njohur ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë Ender Ridley Aydin, me skenaristin Alev Aydin.
LEXO EDHE:
Princi Harry po shkruan një libër ‘jo si princ, por si qytetar i thjeshtë’
26-vjeçarja ndau një foto të ëmbël me të porsalindurin dhe partnerin në Instagram me mbishkrimin: “Mirënjohje. Për lindjen më të “rrallë” dhe euforike. Mundësuar nga dashuria.”
Halsey zbuloi se ishte shtatzënë në janar me një postim në rrjetet sociale ku tregonte barkun e rrumbullakosur.
Në fotografi, ajo pozoi e ulur, e veshur me reçipeta dhe një palë xhinse të zbërthyera.
“Surprizë”– shkroi këngëtarja krahas imazhit, ku bëri tag Aydin.