Aktualitet

Grabitje me kallash në Peqin! Tre persona të armatosur futen në supermarket, dhunojnë pronarin

Grabitet supermarketi në Peqin! Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit. Mësohet se tre persona, kanë hyrë në mes të natës në supermarket dhe kanë kërcënuar me armë pronarin e biznesit.

Agim Spahiu është pronari i biznesit, i cili ka rënë pre e dhunës dhe më pas i është grabitur me forcë shuma ditore e xhiros prej 60 mijë lekësh. Autorët dyshohet se kanë qenë të armatosur me armë zjarri tip kallashnikov.

Featured image of article: GRABITJE në Peqin! TRE persona të armatosur futen në supermarket, dhunojnë dhe kërcënojnë me kallashnikov pronarin, i marrin xhiron ditore prej 60 mijë lekësh

Ata pas grabitjes janë larguar me një automjet që i priste në vendin ku kryen grabitjen. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?