Skandaloze/ Vetëm 10 vite burg, policit që vrau Klodian Rashën

Aktualitet

Një vendim skandaloz mund të cilësohet ai i dhënë ndaj policit Nevaldo Hajdaraj nga Gjykata e Tiranës.

Në vendimin e shpallur mesditën e sotme, gjykata ka vendosur që policin Hajdaraj që qëlloi për vdekje të riun Klodian Rasha të dënojë vetëm me 10 vite burg.

Duke folur për mediat, Qazim Rasha, babai i Klodian Rashës tha se, gjykata i dha gjykim të shkurtuar kriminelit.

Gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në ‘Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme’ si dhe kërkoi të dënohet në minimum.

Hajdaraj nuk foli gjatë seancës, por avokati shprehu pendesë.

Prokuroria kishte kërkuar 13 vite burg për Hajdarajn, i cili vrau më 8 dhjetor të 2020-ës Rashën.

Kujtojmë se i riu Klodian Rasha u ekzekutua nga polici vetëm se shkeli orën policore të vendosur gjatë pandemisë. Në ditën e pretencës nga prokuroria, që kërkoi 20 vite burg për Nevaldo Hajdaraj, TCH ka arritur të sigurojë pamjet e momentit të vrasjes së Klodianit.

Mbas vrasjes së Klodian Rashës vendi u përfshi në protesta, që kërkonin drejtësi për Klodianin dhe u mbyllën me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?