Vasili: ‘Estrada shëtitëse – drejtësia me regji, shfaqje në Pogradec’

Politike

Nga Petrit Vasili.

Asnjë surprizë! Ashtu siç edhe pritej, ‘Drejtësia me regji’ u spostua për të dhënë shfaqje në Pogradec.

Ashtu pritet edhe “përmbytja” me regji e mediave me lajmin “e madh” të tenderit të druve të zjarrit të bashkisë Pogradec të disa viteve më parë si dhe të dy punëtorëve që i kanë vënë drynin nja dy shkollave për votimet moniste të 30 qershorit 2019, ashtu priten edhe ca deklarata emocionuese ndërkombëtarësh, ashtu priten edhe ca analiza “metereologjike” analistësh, që do të tregojnë që nga ” shenjat” se do bjerë shi “drejtësie” në atdhe.

Nga Lushnja në Pogradec, estrada shëtitëse, ‘Drejtësia me regji’, vazhdon turneun e shfaqjeve anembanë atdheut. Pritet data e shfaqjes së radhës.

Në Tiranë nuk do të ketë shfaqje se këtu është teatri, inceneratorët, krimi zgjedhor i 25 Prillit, tenderat sekretë qindramilionësh të qeverisë etj. etj. ndaj shfaqja e Tiranës është anuluar nga estrada shëtitëse apo drejtësia me regji!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?