E gjithë Italia në këmbë për heronjtë e Wembley

Sport

Italia kishte një arsye të fortë për të festuar. I gjithë populloi italian gëzoi për suksesin e përfaqësueses “azzurre”, titulli kampion europe ishte një shpagim për një komb që ka shumë e dashuron futbollin.

Mancini dhe të besuarit e tij morën atë që i takonte, falënderimet pafundit nga të gjithë italianët dhe nga institucionet më të rëndësishme, nderime pafund për heronjtë që heshtën një stadium si Wembley duke i dhënë kupës një tjetër destinacion duke e dërguar në Romë.

“Azzurrët” u pritën fillimisht nga presidenti Mattarella i cili shprehu mirënjohjen ndaj ekipit të Mancinit dhe duke falënderuar në veçanti kapitenin Chielini dhe Spinazzola që me paterica përjetoi çdo moment të kësaj finaleje.

Më pas kampionët e europës i pritën edhe nga kryeministri Draghi për ta mbyllur në fund me një gjiro mbi një autobus të hapur në rrugët e Romës ku me mijëra tifozë i shoqëruan duke festuar të gjithë së bashku për këtë sukses historik dhe të merituar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?