Shokon aktorja e famshme: Babai më përdhunoi kur isha 15-vjeçe

Aktualitet

Rastet e abuzimit, dhunimit apo dhe vrasjes së grave sa vijnë edhe shtohen në Turqi. Në krah të organizatave të ndryshmë për mbrojtjen e grave janë vendosur edhe personazhe te famshme duke treguar historitë e tyre. Më e fundit ështe aktorja Melisa Döngel, e cila ka ndarë historinë e saj në media.

Aktorja e famshme e serialeve si “Our Story”,  “Sen Çal Kapımı” dhe “Aşk Logic İntikam” ka treguar se është dhunuar dhe abuzuar seksualisht nga babai i saj në moshën 15 vjeçare. Kur i tregoi së ëmës ajo nuk e besoi në fillim dhe ai i kërkoi asaj që të mos i thoshte asgjë askujt. Ajo ka treguar gjithashtu se ka marrë ndihmë psikologjike për një kohë të gjatë  pasi traumat e kaluara ishin shumë të mëdha.

Edhe pse fillimisht ëndrra e saj ka qënë të studionte posikologji, aktorja e famshme ka treguar se aktrimi i duket shumë i ngjashëm më psikologjinë dhe e ndihmoi të dilte nga enrrësira e të qëndronte në këmbët e veta për të nisur një jetë të re.

Shumë qytetarë në Turqi, përfshirë shumë artistë, kanë filluar të mbështesin Melissa Dongel, publikisht me hashtagun #YalnızDeğilsınMelisaDöngel .

Historia e Döngel është bërë e njohur dhe pas përplasjeve që ka pasur me të atin dhe tani që ai eshtë ne burg. Aktorja ka kerkuar kujdestarinë e së motrës 17 vjeçare për të shmnagur historinë të përsëritet, por i ati nuk e ka lejuar dhe ka thënë se vajzën mund ta mbajë vetëm e ëma. Mamaja e aktores jeton në Rusi dhe e ka dërguar vajzën sërish tek e motra pasi nuk mundej të kujdesej për të.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?