“Euro 2020”/ Anglia për herë të parë në finale, britanikët nuk përmbahen
Anglia është kualifikuar për herë të parë në një finale të Kampionatit Europian.
Kjo arritje, është pritur me një festë të madhe në rrugët e Anglisë, duke shpërfillur edhe masat e COVID-19.
Mijëra të rinj janë “derdhur” në rrugët e qyteteve duke festuar triumfin historik.
Burra e gra, shihen teksa brohorasin e festojnë për ekipin e tyre përfaqësues.
“Tre Luanët” arritën të mposhtnin me rezultatin 2-1 Danimarkën, e tanimë, i duhet të kalojnë armatën “azurre” për t’u futur në histori. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Total 0 Votes
0
0