KPK e shkarkoi nga detyra/ Plas DEBATI në seancë, nuk përmbahet prokurori Ervin Karanxha

Aktualitet

Prokurori Ervin Karanxha nuk e priti aspak mirë shkarkimin e tij nga ana e KPK-së. Në seancën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka pasur debate dhe avokatët e tij janë nxjerrë jashtë nga efektivët e Gardës së Republikës.

Seanca e parë dëgjimore në KPK u shty nga prokurori Karanxha për arsye shëndetësore.

Prokurori me gjithë avokatët janë paraqitur në seancë, për të cilën pretendonin se do të ishte dëgjimore dhe jo për shpalljen e vendimit nga KPK. Kjo gjë ka sjellë debate dhe për këtë arsye avokatët janë nxjerrë jashtë, ndërsa më pas trupa gjykuese ka shpallur vendimin duke e përjashtuar nga sistemi i drejtësisë.

Komisioni konstatoi se prokurori Ervin Karanxha dhe bashkëshortja e tij tashmë e shkarkuar nga KPK, Bernina Kondi nuk kanë pasur mundësi financiare për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 90.12 m2 në Tiranë, të porositur në vitin 2011 kundrejt çmimit 8.2 milionë lekë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?