Presidenti Meta takon kryeministrin hungarez: Mirënjohje për mbështetjen

Aktualitet

Presidenti Ilir Meta, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Hungari, zhvilloi një takim me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán. Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen Kryeministrit Orbán për mbështetjen, që i ka dhënë Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Presidenti i Republikës, pasi vlerësoi angazhimin e Qeverisë Orbán për të nxitur dhe thelluar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve, vuri në pah gatishmërinë dhe vullnetin e palës shqiptare për t’i shndërruar ato në të njëjtin nivel të mirë, siç janë marrëdhëniet politike mes dy vendeve.1 / 3

Ilir Meta dhe Viktor Orban

Meta gjithashtu u shpreh se pas hapjes së Dhomës së Tregtisë së Hungarisë në Tiranë, bashkëpunimi ekonomik dhe fluksi turistik është rritur, si dhe theksoi se është e domosdoshme edhe vazhdimësia e fluturimeve nëpërmjet linjës ajrore direkte mes dy kryeqyteteve.

Presidenti Meta dhe Kryeministri Orbán vlerësuan gjithashtu se vitin e ardhshëm të dyja vendet do të festojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me rezultate edhe më domethënëse e të prekshme.

Kryeministri Orbán, duke shprehur gatishmërinë për nxitjen dhe rritjen e investimeve hungareze në të gjitha fushat ku Shqipëria ka interes, e siguroi Metën për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Qeverisë së tij për Shqipërinë dhe shqiptarët, me qëllim forcimin e mëtejshëm të miqësisë historike dhe tradicionale midis dy popujve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?