Basha: PD ka vite që denoncon lidhjet e “Hakmarrjes për Drejtësi” me Ramën, Braçen e Tushen

Politike

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur operacionin e SPAK, ku u arrestua kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i PD thotë se arrestimi vjen pas denoncimeve të bëra nga PD në shumë vite ndërsa thekson se lidhjet e Tushes, Erion Braçes dhe Edi Ramës me “Hakmarrjen për Drejtësi”.

REAGIMI I LULZIM BASHËS:

Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë. Por kjo do të varet nga aftësia, kuarajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin,

Lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjellta në vite të gjata bashkëpunimi.

Paraditen e sotme, kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 zyrtarë të Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Pasurive Publike, u arrestuan pasi akuzohen se kanë kryer shkelje me tenderat. Një tender me vlerë 24 milionë lekë për kanalet ujitëse të qytetit është zbuluar deri më tani në media si shkaku i arrestimit, ndërsa dyshohet se ka patur edhe ndërhyrje të grupeve kriminale që kanë marrë tendera pastrimi në këtë bashki.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?