Skema e mbështetjes me naftë për fermerët, Rama publikon shifrat
Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme disa nga përfitimet që fermerët kanë marrë falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi.
Përmes një videoje të ndarë në rrjetin social ‘Facebook’, Rama thekson se gjatë kësaj periudhe kanë përfituar në total 20.652 fermerë nga i gjithë vendi.
“Ulje të kostos së punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore. Rritja e konkurrueshmërisë së produkteve/eksporteve bujqësore. Formalizim i aktivitetit bujqësor. Fondi në dispozicion 10 mln $. Fermerët përfitojnë sasi nafte falas në barasvlerë të lehtësimit fiskal. 30% më shumë fermerë të pajisur me NIPT”, thuhet mes të tjera në videon e ndarë nga kryeministri Rama.
Në të gjithë vendin janë 20.651 aplikime në skemën e përfitimit, ndërsa theksohet se 30% më shumë fermerë janë të pajisur me NIPT.
“Mirëmëngjes dhe me ketë informacion se sa fermerë shqiptar kanë përfituar falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi, për punimet e mekanizuara në bujqësi, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.