‘Aleanca për teatrin’ tjetër kallëzim në SPAK

Aktualitet

Aleanca për Teatrin ka depozituar një tjetër kallëzim në SPAK sa i takon çështjes për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një dalje për mediat, juristja e Aleancës, Adriana Kalaja tha se kanë paraqitur prova shtesë ku evidentohen sipas tyre shkeljet e bashkisë së Tiranës.

Sipas saj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ndërtimit të teatrit të ri, bën nuk vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen e godinës së vjetër. Mes të tjerash Kalaja tha se Aleanca ka kërkuar sekuestro preventive të truallit si dhe çuarjen para gjykatës së të pandehurve për këtë çështje.

“Kemi prova të reja. Prova që vërtetojnë gjithë shkeljet penale dhe korruptive të kryetarit të bashkisë për prishjen e teatrit. Qoftë në raport me afatet kohore dhe me vendimet e KLSH-së. Duhet të njihet publiku me vendimin e KLSH ku u kërkua që mos të ekzekutohet vendimi për prishjen e teatrit, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Në 14 maj, 2020, presidenti Meta ka depozituar kërkesën e dytë në gjykatën kushtetuese që mos të shembej teatri. Këto akte kanë rënë, dhe janë nuk në kundërshtim me ligjin. Nuk ka pasur një konkurrim, ka qenë i paracaktuar vendimi.

Është i njëjti projekt që shoqëria ‘Fusha shpk’ pagoi dhe e paraqiti. Është i njëjti projekt që gjoja u bë tenderi dhe jo i dalë nga procedurat e ligjshme. Gjykata nuk e ka marrë në shqyrtim kërkesën tonë në lidhje me vendimin e Këshillit Bashkiak, për shkak të kuorumit. Gjykata Kushtetuese është marrë me shkakun dhe jo me pasojën. Por vendimi që u dha nxjerr nul vendimin e Këshillit Bashkiak. Gjykata Kushtetuese ka thënë; palët të kthehen në gjendje të mëparshme dhe prona të kthehet te Ministra i jep atij mundësi që të manipulojë provat. Kërkesa e fundit që kemi paraqitur sot është që të mbyllen hetimet. Sot mbyllet dhe afati. Kemi kërkuar që të mbyllet hetimi dhe të çohen të pandehurit para gjykatës. Kemi kërkuar marrje të sekuestros preventive mbi teatrin.”, -tha Kalaja.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?