Biskota krokante per akullore

Gatime

Nga: ZONJA ENEIDA

Përberësit

100 gr gjalpë
100 gr sheqer pluhur
130 gr miell
4 të bardha vezësh

Gjalpin në temperaturë ambjenti e rrahim pak derisa të bëhet kremoz. Shtojmë sheqerin pluhur me 2 doza duke e rrahur. Më pas shtojmë miellin dhe e ngjeshim me dorë. Të bardhat e vezëve i rrahim derisa të fillojnë të bëhen shkumë. I shtojmë tek brumi avash avash duke i trazuar derisa të përfitojmë një brumë kremoz. E kalojmë në qese pastiçerie dhe e vendosim në tavë me letër pjekje, në formë bastuni. I pjekim për 10 minuta në ajër në 180 gradë./BalkanWeb

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?