Rama: Nuk na tregoni çfarë të bëjmë, ju jeni në depresion

Aktualitet

I pranishëm në ‘Forumin e Prespës’ në Maqedoni, Edi Rama  ka sulmuar BE-në në fjalën e tij.

Sipas tij, BE nuk mund ti tregojë atij dhe kryeministrave të tjerë të Ballkanit se çfarë të bëjnë. Për Ramën, BE është në depresion.

Europa nuk mund të tregojë se çfarë duhet bërë në rajon, prandaj vendet duhet të bashkohen dhe të mos presin derisa të bëhen anëtare të BE, tha Rama gjatë fjalës së tij.

‘Në masë të madhe kjo është ajo që në ndodh. Të jem i sinqertë nuk e ndjej më, fare, jam tepër serioz. Nuk e them këtë sa për të thënë diçka, me të vërtetë më nuk e ndjej fare, nuk e pres atë që e ndieja kur filloi.

Meqë e dini, mund të organizoni dasmë të mirë njëherë me atë që do të bëni që gjithçka të duket shkëlqyeshëm, dhe nusja në fund nuk paraqitet. Këtë mund ta bëni dy herë, duke u lëshuar përsëri në vendosjen e skenarit me zbukurime të bukura, ushqim, mysafir.

Nusja përsëri nuk vjen. Atëherë thjesht e tregoni fjalën dhe nuk organizoni dasmë.

Prandaj nëse ndodh që paraqitet nusja ndonjëherë do të bëni një atmosferë të relaksuar. Prandaj i thashë Zoranit, muzika e zakonshme që dëgjonte nga Europa, duhet të vazhdojmë meqë ne zgjodhëm, nuk e zgjodhëm këtë rrugë për asgjë tjetër përveç vullnetit tonë të fuqishëm personal, kjo është rruga e vetme për ne, nuk bëhet fjalë që Shqipëria e Maqedonia e Veriut të paketohen e futen në anije, por bëhet fjalë për ndërtimin tonë në vendet tona, shtetet tona që funksionojnë si çdo vend tjetër i BE.

A do të jemi apo jo pjesë e BE kjo nuk varet prej nesh, nuk është në duart tona, s’jemi ata që vendosim.

Megjithatë ne mund të bëjmë shumë punë derisa kjo pjesë e dytë e Samuel Beckett refuzohet, mund të bashkëpunojmë, të bëjmë presion që çështjet të jenë më të mira për përmirësimin e ekonomive tona, për krijimin e hapësirave për sipërmarrësit, të rinjtë tanë.

Të izoluar dhe me shpinë drejt rajonit, jemi të vegjël, por të bashkuar jemi në masë të arsyeshme mjaftueshëm të mëdhenj. Ti falënderohemi zotit që nga një anë Europa s’mund të na tregojë ç’të bëjmë në këtë rajon, ne mundemi përmes veprimeve tona t’ua lehtësojmë jetën gjithë njerëzve që jetojmë këtu.

Pse duhet të presim të bëhemi anëtarë të BE që të bëjmë tregti pa barriera’, tha Edi Rama na fjalën e tij, duke sulmuar BE-në, që nuk përcaktoi një datë për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

© SYRI.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?