Ndjehet mungesa e Granit Xhakës ndaj Spanjës

Sport

Trajneri zviceran, Vladimir Petkovic, ditën e sotme gjatë një deklarate në rrjetet sociale u shpreh optimist për ndeshjen ndaj Spanjës.

Petkovic vlerëson skuadrën kundërshtare dhe tregon se sa i gatshëm është ekipi i tij në këtë përballje.

“Do të na mungojë shumë një lojtar si Xhaka, por ajo që dua të shoh kundër Spanjës është që të gjithë japin pak më tepër, jo vetëm për ta zëvendësuar atë, por edhe për të mposhtur Spanjën”, kështu u shpreh Petkovic për kapitenin e skuadrës, i cili do të mungojë në këtë ndeshje.

Duket se mungesa e Xhakës ndjehet në skuadrën zvicerane, por pavarësisht kësaj ata do të bëjnë të pamundurën që të triumfojnë, duke synuar për të lënë akoma gjurmë në këtë Evropian.

Më poshtë keni deklaratën e plotë të trajnerit Petkovic:”Hapi tjetër është gjithmonë më i rëndësishmi. Ne duam të kalojmë në raundin tjetër, edhe nëse përballemi me një nga favoritët në Spanjë. Ne duhet të tregojmë urinë tonë në fushë. se Do të na mungojë shumë një lojtar si Xhaka, por ajo që dua të shoh kundër Spanjës është që të gjithë japin pak më tepër, jo vetëm për ta zëvendësuar atë, por edhe për të mposhtur Spanjën. Ne duam të përparojmë, me gjithë respektin për kundërshtarin. Xhaka do të marrë një rol tjetër, por të gjithë do të mbështesin dhe ndihmojnë ekipin”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?