Arrestohet dhe miku i Elvis Roshit

Aktualitet

Pak ditë më parë, një profesor i Oksfordit tha hapur se pavarësisht qëndrimit që mban zyrtarisht BE, fakt është se integrimi i vendit ka mbetur për shkak të kanabizimit të vendit, që prodhon çdo lloj krimi të mundshëm.

Një ditë më vonë, një raport i OKB konfirmonte se Shqipëria është e para në Europë për prodhimin dhe trafikun e kanabisit.

Nuk është çudi që kanabizimi i vendit në vitet 2016-2017, të prodhojë sërish krim.

Sot zyrtarisht është përmbyllur një mega-operacion ndërkombëtar me dhjetëra të arrestuar. Operacioni është kryer nga italianët në fshehtësi, duke shmangur policinë vendore për shkak të frikës së dekonspirimit.

Mes të arrestuarve janë sigurisht ata që janë akuzuar nga opozita se kanë bërë trafik droge e më vonë kanë ndikuar edhe te votat.

Një prej tyre është drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, Saimir Kurti. Për ironi, Kurti ishte larguar nga kjo detyrë kur plagosi tre persona.

“Kurti, i cili angazhohet në strukturat e PS­së, është mik i ngushtë me Elvis Rroshin, kreun e Bashkisë së Kavajës,” raportonin mediat në vitin 2016. PD e denoncoi me emër, por i vetmi që nuk ‘i shihte’ trafikantët ishte kryeministri Edi Rama.

Sot, Kurti është arrestuar si pjesë e dy familjeve mafioze, në Kavajë dhe Vlorë, që kanë operuar me mbështetjen e shtetit dhe policisë deri së fundmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *