PD: OKB rendit Shqipërinë të parën në Europë për kanabisin.

Politike

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI

Pas medaljes së argjedtë për rryshfetin dhe korrupsionin së javës së shkuar, ku Banka Botëore dhe BERZH e renditën vendin tonë të dytin në botë, si një shtet i kapur që fut duart në xhepat e sipërmarrjeve dhe qytetarëve, këtë javë regjimi Rama-Doshi merr një medalje ari.
Në raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për drogat, Shqipëria renditet si vendi i parë i origjinës së kanabisit në Europë dhe i gjashti në botë për periudhën 2015-2019.
Këto rekorde të zeza janë aritjet e vetme të regjimit Rama-Doshi përgjatë këtyre viteve.
Arritje që i kanë nxirë faqen Shqipërisë ndërkombëtarisht dhe e kanë futur vendin tonë në një listë të zezë nga e cila fiton vetëm regjimi dhe humbasin familjet shqiptare.
Sepse modeli i ndërtuar nga Edi Rama, ai i bashkëpunimit me krimin dhe i dorëzimit të vendit në duart e ortakëve të tij, duke e lincensuar lulëzimin e kanabisit vecanërisht në periudhën zgjedhore, ka bërë që Shqipëria të jetë e para për drogën dhe korrupsionin, por e fundit në Europë për të ardhurat për frymë, sikurse dëshmojnë të dhënat e publikuara pak ditë më parë nga Eurostat-i.
Prandaj shqiptarët largohen, rrugët përgjaken, familjet jetojnë në pasiguri për jetët dhe të ardhmen e tyre, sepse interesat e një pakice plackitësish i janë mbivendosur dhunshëm shumicës dërrmuese të qytetarëve.
Prej vitesh kemi denoncuar këtë model, kemi luftuar kundër kriminalizimit të vendit dhe kanabizimit të tij, sepse e gjithmonë e kemi ditur që ky model shkatërron sigurinë dhe rendin publik, shkatërron ekonominë dhe sipërmarrjen e ndershme, shkatërron demokracinë duke manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin.
Masakra zgjedhore e 25 prillit e dëshmoi edhe njëherë këtë!
Prandaj ne do vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën tonë për zhbërjen e këtij modeli, sepse jemi të bindur që asnjë shqiptar nuk pranon që vendi I tij të jetë i pari për drogën dhe korrupsionin dhe i fundit për mirëqenien që garanton për qytetarëve të tij.
Bashkë me këtë shumicë, ne do ta largojmë pakicën që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin që shqiptarët duan dhe meritojnë!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?