Ja arsyet pse duhet të hani pjepër në stinën e verës
Ndër frutat më të dashura në stinën e verës padyshim që është edhe pjepri. Gjatë stinës së nxehtë një fetë pjepër garanton më shumë freski, shuarjen e etjes, dhe na jep vitamina.
Pjepri ka shumë veti për trupin tonë, pasi ndihmon edhe veshkat për tu pastruar.
Hidraton dhe forcon trupin- Pjepri i bën shumë mirë trupit pasi përbëhet 90% nga uji, element ky shumë i rëndësishëm për të luftuar dehidratimin gjatë stinës së verës. Është tepër i pasur me kalcium, hekur, fosfor dhe mbi të gjitha vitamina A dhe C.
Frut dietik- Pjepri është ndër frutat më të mirë për të gjithë ata që janë në dietë. Një fetë pjepri rreth 100 gramë, përmban vetëm 33 Kcal dhe 90.1 gramë është ujë, 7.4 gramë karbohidrate, 0.2 gramë yndyrë, 0.8 gramë proteina.
Ndihmon veshkat si dhe aparatin tretës- Si pasojë e përqendrimit të madh të ujit, ky lloj fruti ndihmon personat që vuajnë nga problemet në veshka. Midis të tjerash është një frut laksativ dhe rregullon aparatin tretës, për gjithë ata që vuajnë nga fryrja e stomakut.
Ndihmon trurin dhe lufton osteoporozën- Pjepri përmban vitaminë B2, që mban trurin të ri, si dhe e relaksion atë nga stresi. Pjepri përmirëson po ashtu edhe gjumin. Lufton osteoporozën në sajë të vitaminës B6, që përmirëson shikimin dhe ndihmon dhëmbët dhe kockat.
Parandalon infarktin- Pjepri mban të shëndetshëm sistemin kardiovaskular, falë adenosinës, një substancë kjo e cila e mban në gjendje të mirë gjakun. Pjepri lufton po ashtu edhe kolesterolin, si dhe mban në nivele të ulëta trigliceridet.