Vala e të nxehtit afrikan përfshin Shqipërinë, temperaturat mbi 40°C

Aktualitet

Shqipëria është përfshirë nga temperatura të të nxehtit afrikan, që pritet të kalojnë mbi 40 gradë.

Vendi do të përfshihet nga temperatura shumë të larta gjatë ditës, por mbrëmjet do të jenë të freskëta. 

Moti do jetë i favorshëm edhe për pushuesit në bregdetin e Jonit dhe Adriatikut, njofton RTSH, por paralajmërohet kujdes i veçantë pasi temperaturat do të jenë mbi normën e caktuar. Kjo javë pritet të jetë edhe java më e nxehtë e kësaj vere. Po ashtu edhe muaji korrik do të fillojë me temperatura të larta 39-40 gradë celcius.

Gadishulli i Ballkanit po të ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik i  cili po kushtëzon mot të qëndrueshme në vendin tonë gjatë ditës së sotme. 

E diel, 20 qershor 2021

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në zonat malore në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       13/31°C

Zona e ulët         15/33°C

Zona bregdetare  18/30 °C

E hënë, 21 qershor 2021

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       15/32°C

Zona e ulët         17/35°C

Zona bregdetare  18/31 °C