Rama prezanton portalin kombëtar të punësimit

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën Portali Kombëtar të Punësimit, e cila i vjen në ndihmë punëkërkuesëve.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Rama shkruan se ky portal është një vendtakim mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, teksa e ka shoqëruar me një video shpjeguese lidhur me procesin e aplikimit.

MIRËMËNGJES dhe me risinë tjetër digjitale, Portalin Kombëtar të Punësimit, vendtakimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, ju uroj një ditë të mbarë ***për punë të denjë dhe të ardhme të sigurtë, kliko në http://www.puna.gov.al/”,- shkruan Rama.