Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e qeverisë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit!

Aktualitet

Në seancën e nisur prej rreth një ore, Gjykata Kushtetuesja ka vendosur të rrëzojë kërkesën për pezullim të gjykimit deri në pritje të përfundimit të gjykimit të çështjes në gjykatën e Tiranës që lidhet me statusin e Voltana Ademit si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Po kështu Kushtetuesja ka rrëzuar edhe kërkesën për pushim të çështjes që lidhet me legjitimimin e kërkuesit. Do ta japë vendimin bashkë me vendimin përfundimtar.
Kushtetuesja iu la një orë kohë palëve për t’u njohur me aktet e dosjes.

Po kështu u rrëzua edhe kërkesa e Shoqatës Autonomi Vendore që të bëhej pjesë e procesit si palë e interesuar.

Përfaqësuesja e qeverisë Edlira Kokona i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të mos e pranojë shqyrtimin e padisë për rrëzimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, me pretendimin se është bërë jashtë afatit.

Kokona kërkoi pushimin e gjykimit të çështjes derisa të merret një vendim për organet drejtuese të shoqatës, ku Pjerin Ndreu i mori vendin Voltana Ademit.

“Nuk na është vënë në dispozicion statuti i shoqatës së bashkive. Kërkojmë kopjen e prokurës për zonjën Ademi si përfaqësuese e shoqatës. Këshilli i Ministrave kërkon pezullimin e çështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet për organet drejtuesve te shoqatës. Kërkojmë pushimin e gjykimit për shkak të juridiksionit të gjykatës kushtetuese. Për aq kohë sa është pranuar shoqata e bashkive, duhet të pranohet edhe shoqata e autonomisë vendore”, tha Kokona.

Ndërsa, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishi tha se pretendimi i shoqatës së Bashkive, është prej 2019. “Shoqata tjetër e Bashkive ka pasur tendencë jo vetëm të ushtrojë funksionin e saj, por edhe të largojë nga drejtimi përfaqësuesit e kësaj shoqate. Qëllimi ka qenë që të uzurpojnë këtë shoqatë. Unë kërkoj që të rrëzohet kërkesa që ajo shoqatë të bëhet pjesë e këtij procesi. Këshilli i Ministrave kërkon pezullim të çështjes, derisa gjykata e Tiranës të shprehet sa i takon organeve drejtuese të shoqatës. Gjithashtu kërkojnë pushim të gjykimit, pasi nuk ka kompetencë për këtë çështje. Të dy shoqatat kanë të drejtë të jenë pjesë e këtij procesi”, u shpreh Dervishi.

Jordan Daci përfaqësuesi i shoqatës së bashkive (Voltana Ademi) deklaron se nuk duhet të marrë pjesë si subjekt i interesuar, pasi janë në konflikt interesi. “I kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që mos ta pranojë pasi është jashtë afateve. Këshilli i Minstrave nuk mund të jetë palë e interesuar, pasi pushteti lokal është i pavarur. Edhe avokatura e shtetit, nuk mund të jetë palë në këtë proces, pasi i shërben gjithë shtetit dhe nuk mund të përfshihet”.