Leli tallet me keshilltaret e PS, u mbyll derën e teatrit “Petro Marko”
Dritan Leli refuzon sërish ballafaqimin me këshilltarët. Leli nuk paraqitet në mbledhjen e caktuar në sallën e “Petro Marko”. Leli u mbyll këshilltarëve dhe derën e teatrit “Petro Marko”
Ilir Metaj: Leli nëpërkëmb Këshillin dhe qytetarët e Vlorës. Leli nuk është në krye të Bashkisë si kandidat i pavarur. Si i zgjedhur i PS ka barrën morale e politike deri ditën e fundit. Leli ka zgjedhur të mbrohet pas ekranit të kompiuterit. Vëmendje maksimale për vendimet që prekin interesat e komunitetit
Këshilli Bashkiak: Asnjë komunikim në distancë me kryetarin e Bashkisë. Këshilli do të krijojë komisionet e monitorimit mbi administrimin e bashkisë. Këshilli do të auditojë me ekspert të jashtëm veprimtarinë ekonomike/financiare. Kontroll çështjes së lejeve të ndërtimit dhe ndërtimeve të paligjshme.